Bekim Sali merr bekimin e “pobratimit” Vllatko Gjorçev

Kandidati i koalicionit Alternativa – ASH për Komunën e Çairit, Bekim Sali mbrëmjen e së martës ka marrë pjesë në tubimin VMRO-DPMNE-së në Çair, me çrast në rrjetet sociale është shfaqur i buzëqeshur në përqafim të ish-deputetit dhe zyrtarit të lartë të kësaj partie Vllatko Gjorçev.

“Mbështetje për Bekim Sali nga Alternativa-ASH. Së bashku në takimin tonë në Çair”, ka shkruar Gjorçev në mbishkrimin e fotografisë që e ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.
Po kush është Vllatko Gjorçevi, “pobratimi” i Bekim Sali?

Vllatko Gjorçev për opinionin shqiptar njihet se karrierën politike e ka ndërtuar kryesisht duke shfaqur hapur qëndrimet e tij anti-shqiptare. Ai u bë i njohur që në vitin 1997 kur protestonte se bashku me kolegët e tij studentë kundër paraleleve shqipe. Thënia më e shpeshtë që ai e përsërite në atë kohë ishte “gasni komori za shiptarite” (dhoma gazi për shqiptarët).